Ndërlidhjet

Kina pret presidentin sudanez të akuzuar për gjenocid


Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, i cili kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare nën akuzat për gjenocid, është dashur të arrijë sot në Pekin për të filluar një vizitë katër-ditëshe shtetërore.

Por, qeveria kineze tha se arritja e Bashirit është “shtyrë”, dhe takimi me presidentin Hu Jintao është anuluar.

Grupet për të drejtat e njeriut kanë ngre zërin kundër Kinës për shkak të kësaj vizite, pasi që Bashir kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime nën akuzat për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në rajonin perëndimor të Sudanit, Darfur, ku 300 mijë njerëz kanë vdekru që nga viti 2003.

Kina, është mbështetësja më e madhe e regjimit sudanez dhe konsumatorja më e madhe e naftës së Sudanit.

Shumica e fushave të naftës gjenden në jug, i cili do të pavarësohet në javën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG