Ndërlidhjet

Kurdët rinisin sulmet, vritet një ushtar turk


Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anatolia tha se rebelët kurdë kanë vrarë një ushtar dhe kanë plagosur tre të tjerë në një pritë në Turqinë lindore.

Sulmi ka ndodhur gjatë natës në provincën Van në kufi me Iranin.

Raportohet se sulmi është kryer nga militantët e Partisë së paligjshme Popullore të Kurdistanit, apo PKK, e cila po lufton për autonomi në Turqinë jug-lindore që nga viti 1984.

Nga konflikti thuhet deri më tash kanë vdekur 45 mijë njerëz.

Lideri i PKK-së, Abdullah Oxhalan ka paralajmëruar së fundi nga burgu, se do të ketë rritje të dhunës, derisa qeveria nuk i nis negociatat me kryengritësit.
XS
SM
MD
LG