Ndërlidhjet

Pakistani dëbon trajnerët britanikë


Ambasada britanike në Islamabad tha se Pakistani i ka kërkuar Londërs që të tërheqë “përkohësisht” disa nga trajnerët nga shteti.

Armata pakistaneze ka qenë nën presion serioz për të riafirmuar sovranitetin e shtetit
pas vrasjes së Osama bin Ladenit në Pakistan.

Pas vdekjes së shefit të Al Kaidës, Pakistani raportohet se i ka kthyer në shtëpi, të paktën 120 trajnerë ushtarakë amerikanë.

“Guardian” ka reportuar se Pakistani ka dëbuar të paktën 18 këshilltarë ushtarakë britanikë, që gjendeshin në bazën Quetta.
XS
SM
MD
LG