Ndërlidhjet

Parlamenti grek debaton për pakon e kursimit


Parlamenti në Greqi nis sot debatin për planin e kursimit, që në masë të madhe është e papranueshme nga publiku grek.

FMN dhe BE kanë thënë se Greqia duhet të miratojë pakon e rritjes së taksave në vlerë prej 28 miliardë eurove dhe të shkurtimit të shpenzimeve, si kusht për të marrë këstin e ardhshëm të kredisë nga këto institucione.

Athina ka thënë se i duhen 12 milionë euro për të paguar borxhet në muajin e ardhshëm dhe për të evituar falimentimin.

Votimi i pakos pritet të ndodhë të mërkurën.
XS
SM
MD
LG