Ndërlidhjet

Liderët e Kmerëve të Kuq para gjyqit

  • RFE /RL

Pnom Pen, 27 qershor 2011.

Pnom Pen, 27 qershor 2011.

Katër nga zyrtarët e lartë ende të gjallë të ish-regjimit të Kmerëve të Kuq janë paraqitur para Tribunalit për Krime lufte të OKB-së në Pnom Pen. Që të katërtit akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Të pandehurit, të gjithë tani në moshë të shtyrë, kanë qenë në mesin e rrethit të brendshëm të Pol Potit, arkitektit të revolucionit ultra-maoist të Kmerëve të Kuq.

“Nuk jam i kënaqur me këtë proces gjyqësor dhe dua t’i jap të drejtën avokatit tim për t’i shpjeguar arsyet”, ka thënë i akuzuari Noun Çea.

Vlerësohet se 1.7 milion kamboxhianë - çereku i popullsisë - qenë vrarë gjatë torturave, ekzekutimit, urisë dhe rraskapitjes në periudhën 1975-1979.

Kurrë nuk kam menduar se liderët që kanë troturuar dhe vrarë para 30 vjetësh do të sillen ndonjëherë para drjetësisë. Nuk kam pritur dhe kjo që po ndodh tash është fantastike”, ka thënë Van Nath, një ish i burgosur. (a.i.)

XS
SM
MD
LG