Ndërlidhjet

Lëshohet fletarrrest për Gadafin


Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka lëshuar fletarrest për Muamer Gadafin për krime kundër njerëzimit, të kryera kundër kundërshtarëve të tij, që nga mesi i muajit shkurt.

“Dhoma, kësisoji, lëshon një fletarrest kundër Muamer Gadafit”, ka thënë gjykatësja Sanxhi Masenono Monageng, gjatë seancës së dëgjimit në gjykatën me seli në Hagë.

Ajo po ashtu ka lëshuar fletëarrestime edhe për të birin e Gadafit, Seif al-Islam, dhe kreun e shërbimit informativ të Libisë, Abdullah al-Senusi për vrasje dhe përndjekje që nga nisja e kryengritjes.
XS
SM
MD
LG