Ndërlidhjet

logo-print

Lëshohet fletarrestim për Gadafin

  • RFE /RL

Gjykata Ndërkombëtare për Krime ka lëshuar fletarrestim për Muamer Gadafin për shkak të krimeve kundër njerëzimit, të kryera kundër kundërshtarëve të tij që nga mesi i muajit shkurt.

“Dhoma, kësisoj, lëshon një fletarrestim kundër Muamer Gadafit”, ka thënë gjykatësja Sanxhi Masenono Monageng gjatë seancës së dëgjimit në gjykatën me seli në Hagë.

Ajo po ashtu ka lëshuar fletarrestime edhe për të birin e Gadafit, Seif al-Islam, dhe kreun e shërbimit informativ të Libisë, Abdullah al-Senusi, për vrasje dhe përndjekje që nga nisja e kryengritjes. (a.i.)
XS
SM
MD
LG