Kuvendi i Kosovës ka shënuar rekord për kah numri i vogël i ligjeve të miratuara gjatë një sezoni të punës. Nga 22 shkurti, kur është konstituuar e këndej, Kuvendi ka miratuar më pak se 10 ligje.
Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, thotë se sivjet organi ligjvënës po e kalon periudhën më të keqe në fushën e miratimit të ligjeve.
Sipas tij, joefikasiteti në punën e Kuvendit vjen si pasojë e mosprocedimit të ligjeve të mjaftueshme nga qeveria, por është pasojë edhe e mosangazhimit të mjaftueshëm të deputetëve në këtë fushë.
“Kuvendi i Kosovës e ka neglizhuar pothuajse në maksimum çështjen e
miratimit të ligjeve. Ndoshta nuk është fajtor vetëm Kuvendi, por edhe Qeveria e Kosovës si sponsorizuese pothuajse e vetme e shumicës së ligjeve”.
“Megjithatë, kjo nuk i amniston apo shfajëson deputetët e Kuvendit, sepse të drejtën e nismave legjislative e ka edhe Kuvendi i Kosovës përmes komisioneve parlamentare apo grupeve parlamentare - gjë që nuk po e bëjnë”, thotë Selmanaj.
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, thotë se ka disa arsye që kanë ndikuar në joefikasitetin e Kuvendit në miratimin e ligjeve.
Procedura e stërzgjatur e zgjedhjes dhe rizgjedhjes së presidentit si dhe puna jo e mjaftueshme e komisioneve parlamentare, veçohen nga ai si pengesat më të mëdha që e kanë shkaktuar këtë joefikasitet.
Nëse merret parasysh rezultati prej më pak se 10 ligjesh të miratuara, kjo, sipas Konjufcës, lë të nënkuptohet se Kuvendi është ende me agjendën e vet diku në muajin prill.
“Vonesa ka qenë shkaktare, për arsye se kemi pasur të bëjmë me një proces të vonuar të konsolidimit të institucioneve, sidomos në rastin e presidentit. Kjo e ka shtyrë punën e Kuvendit të Kosovës për më së paku dy muaj”.
“Një arsye tjetër pse legjislatura ka qenë shumë e ngathtë në këtë mandat, është edhe puna e komisioneve parlamentare. Këto komisione kanë udhëtime të çdojavshme nëpër vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian, jashtë Kosovës”, thekson Konjufca.
Mungesa e ligjeve të miratuara pritet të reflektojë negativisht edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian, thotë KDI.
Përveç problemeve me të cilat është përballur sivjet legjislatura në aspektet e miratimit të ligjeve, problem tjetër, edhe më i rëndë, konsiderohet të jetë moszbatimi i ligjeve tashmë të miratuara.

Kuvendi i Kosovës e ka neglizhuar pothuajse në maksimum çështjen e miratimit të ligjeve.