Ndërlidhjet

SHBA: Republikanja Bakmen garon për nominim presidencial


Anëtarja e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Mishele Bakmen, e ka shpallur sot pjesëmarrjen në garën për nominim të Partisë Republikane, për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.

Zonja Bakmen, 55 vjeçare, është nga Minesota, ndërsa shpalljen e kandidaturës e bëri në qytetin e saj të lindjes, Uaterlo në Ajova.

Ajo është anëtare shumë e njohur e lëvizjes ultrakonservatore Tea Party.

Aktualisht, Mishele Bakmen është femra e parë që është paraqitur për pjesëmarrje në garën presidenciale. Anëtarja tjetër e njohur e lëvizjes Tea Party, Sara Pejlin, ende nuk ka shpallur nëse do të garoj për zgjedhjet presidenciale në vitin 2012.
XS
SM
MD
LG