Ndërlidhjet

Ballkan: Më pak mbështetje për hetimin e krimeve të luftës


Një nismë për krijimin e një komisioni për hetimin e krimeve të luftës në ish Jugosllavi, i njohur me shkurtesën RECOM, ka fituar më pak mbështetje se sa është pritur, kanë thënë sot organizatorët në Sarajevë.

Organizatorët thonë se ata po përpiqen t’i përcaktojnë faktet për krimet e luftës, që ndodhën gjatë shkatërrimit të ish Jugosllavisë, në periudhën 1991 – 2001.

Një aleancë e organizatave joqeveritare, që angazhohen për mbështetje të RECOM-it, kanë tubuar më pak se 500 mijë nënshkrime, e jo një milion sosh, sa shpresonin.

Në Serbi nënshkrimet i kanë dhënë afro 240 mijë njerëz, në Kosovë 100 mijë, në Bosnjë 85 mijë, në Maqedoni 10 mijë, në Kroaci 20 mijë, në Slloveni – 5 mijë, ndërsa në Mal të Zi – 30 mijë.

Organizuesit thonë se fushata për një milion nënshkrime do të vazhdoj në Facebook dhe në faqet e tjera në Internet.
XS
SM
MD
LG