Ndërlidhjet

Mlladenov: E mbështesim integritetin territorial të Kosovës


Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikollaj Evtimov Mlladenov, ka thënë se vendi i tij e mbështet integritetin territorial të Kosovës dhe se Sofja do të ndihmoj në procesin e liberalizimit të vizave.

“Do të kemi një plan të përbashkët në nivel të ambasadorëve për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha zoti Mlladenov.
Këto komente ai i bëri sot gjatë takimit me ministrin e jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Sofje, njoftoi ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë takimit, Mlladenov dhe Hoxhaj kanë nënshkruar dy marrëveshje: atë për bashkëpunimin e dy ministrive dhe marrëveshjen për transport ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve.

“Marrëveshjet e nënshkruara sot janë një shembull se bashkëpunimi do të thellohet çdo ditë e më shumë”, tha Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG