Ndërlidhjet

Allen e pëlqen planin e Obamës për trupat në Afganistan


Njeriu i zgjedhur që të udhëheqë forcat ndërkombëtare në Afganistan e ka pranuar masën dhe shpejtësinë e zvogëlimit të 30 mijë trupave amerikane që priten të tërhiqen sipas planit të prezantuar nga Presidenti amerikan, Barak Obama.

Gjeneral Lejtnant, Xhon Allen, ka thënë se zvogëlimi i trupave amerikane do të nxisë liderët afganë që të rrisin nivelin e sigurisë përmes forcave të tyre të sigurisë derisa trupat amerikane largohen.

Udhëheqës të tjerë ushtarak, përfshirë edhe zyrtarin që do e zëvendësoj Gjeneralin Dejvid Petreus, kanë thënë se plani i zvogëlimit të trupave i Presidentit Obama, është me rrezik dhe shumë më agresiv se sa do të donin ata.
XS
SM
MD
LG