Ndërlidhjet

Qeveria libiane nuk e pranon urdhër-arrestin për Gadafin


Qeveria e Muamer Gadafit e ka hedhur poshtë urdhër arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për liderin e Libisë. Ministri i Drejtësisë, Mohamad al Kamodi, e ka quajtur këtë gjykatë një “pajisje për perëndimin që të persekutoj liderët e botës së tretë”.

Më herët, gjykata me bazë në Hagë e ka aprovuar urdhër arrestin për Gadafin, djalin e tij, Saif al Islam dhe shefin e Shërbimit të Inteligjencës së Libisë, Abdullah al Senusi, me akuzën për krime kundër njerëzimit.

Prokuroret e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dyshojnë se tre të kërkuarit janë të përfshirë në vrasjen e protestuesve civil që në muajin shkurt u ngritën kundër regjimit 41 vjeçar të Gadafit.
XS
SM
MD
LG