Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti sudanez, i kërkuar për gjenocid, në Pekin me ftesë zyrtare


Presidenti sudanez, Omar al Bashir, i kërkuar gjenocid, ka arritur sot për vizitë shtetërore në Kinë. Bashir ka arritur në Pekin, me vonesë një ditëshe pasi sipas Ministrisë së Jashtme të Sudanit, aeroplani me të cilin udhëtonte Bashir, është detyruar që të zgjedhë “një rrugë të re”.

Bashir kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare me dyshimin për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që kanë ndodhur në rajonin perëndimor të Sudanit, Darfur, ku rreth 300 mijë njerëz janë vrarë prej vitit 2003.

Ai fluturonte drejt Pekinit nga Teherani, ku ai morri pjesë në një konferencë kundër terrorizmit. Mediat e Sudanit kanë raportuar se aeroplanit të tij i është ndryshuar rruga në hapësirën ajrore të Pakistanit pasi Turkmenistan ii ka bllokuar fluturimin.

Kina është kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut për ftesën e bërë liderit sudanez.
XS
SM
MD
LG