Ndërlidhjet

logo-print

DASH: Kosova vend burim, destinacion i trafikimit të njerëzve


180 vende, në mesin e të cilave edhe Kosova dhe Shqipëria, janë përfshirë në Raportin Vjetor për Trafikimin e Njerëzve të vitit 2011, raport ky i hartuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Ky raport e kritikon vendin tonë pasi Qeveria kosovare nuk i zbaton plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikut, ndonëse bënë përpjekje për t’i arritur ato.

Në vlerësimet e përgjithshme për Kosovën, në raport thuhet se Kosova është burim, destinacion dhe ndoshta edhe vend tranziti për gratë e trafikuar për seks dhe fëmijët që trafikohen për t’u bërë lypsarë.

Në këtë raport vlerësohet se në veriun e Kosovës, rajon ky jashtë kontrollit të Prishtinës, ndodh trafikimi i brendshëm i serbëve të Kosovës.

Rekomandimi për Kosovën i Raportit të DASH-it, për trafikimin e njerëzve është përmirësimi i identifikimit të viktimave dhe vazhdimi i fushatave publike për ndërgjegjësimin e popullatës për rreziqet e trafikimit.
XS
SM
MD
LG