Ndërlidhjet

Irani sërish deklarohet kundër vizitës së raportuesit të OKB-së


Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë sot se ky vend nuk do e pranoj për vizitë raportuesin e ri të OKB-së për të drejtat e njeriut. Ahmed Shahid, ish Ministri i Jashtëm i Malediveve, është i pari zyrtar që është emëruar raportues për Iranin që prej ardshjës në pushtet të Presidentit Mahmud Ahmedinexhad, në vitin 2005.

Teherani e ka quajtur këtë emërim “një veprim të politizuar”, që ka rezultuar pas presionit amerikan. OKB ka emëruar raportues për disa vende që njihen për abuzimin e të drejtave të njeriut, vende këto siç është Koreja e Veriut, Mijanmari apo shtetet e dështuara si Somalia.
XS
SM
MD
LG