Ndërlidhjet

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Afganistanit, ikën në SHBA


Guvernatori i Bankës Qëndrore të Afganistanit, ka dhënë dorëheqje duke thënë se jeta e tij është në rrezik për shkak të një hetimi për korrupsion. Abdul Kadir Fitrat, ka bërë publik vendimin e tij gjatë vizitës në SHBA të hënën. Ai e ka akuzuar qeverinë se ka dështuar për hetuar ata që kanë qenë përgjegjës për rrezikun e dështimit të Bankës së Kabulit, vitin e kaluar, bankës më të madhe private në Afganistan.

Hetuesit kanë thënë se banka ka dhënë pothuajse gjysmë miliardi dollarë si kredi të pasigurta dhe të padokumentuara, përfshirë edhe njerëzve të familjes së Presidentit afgan, Hamid Karzai.

Një nga zëdhnësit e Karzait ka thënë se Fitrat nuk e ka njoftuar qeverinë afgane për dorëheqjen e tij. Megjithatë, ky zëdhënës ka thënë se Fitrat vet është nën hetim. Skandali i korrupsionit në Bankën e Kabulit e kishte rrezikuar përkrahjen e ardhshme nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Afganistanin.
XS
SM
MD
LG