Ndërlidhjet

Rusia sonte i ndërpret furnizimin me rrymë Bellorusisë


Rusia sot është kërcënuar me ndërprejen e furnizimit me energji elektrike për Bellorusinë pasi ky vend fqinj i Rusisë ka dështuar që të bëjë pagesën e radhës për shkak të krizës ekonomike.

Ky ndalim i furnizimit me energji elektrike pritet të nis sonte në orën 22, sipas orës tonë. Më herët gjatë këtij viti, kompania furnizuese e kishte reduktuar furnizimin me energji elektrike për Bellorusinë, ndërsa e kishte shtyer afatin përfundimtar për t’i ndihmuar Minskut që të arrij të bëjë diçka rreth borgjit.

Raportohet se fjala është për 21.2 milion dollarë borgj të pa-paguar.

Bellorusia thotë se ka mjaftueshëm para lokale për të bërë pagesën, mirëpo nuk rubla ruse.
XS
SM
MD
LG