Ndërlidhjet

Rikthehen demonstratat në Greqi





Punëtorët grekë janë futur në një grevë 48-orëshe derisa ligjvënësit po bëjnë përpjekje për të votuar një raund të ri të shkurtimeve buxhetore. Rreth 20 mijë protestues kanë marshuar drejt Parlamentit të Greqisë në dy demonstrata të ndara. Rreth 7 mijë të tjerë kanë marshuar edhe në Selanik.

Policia greke ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë grupet e protestuesve, të cilët hidhnin shkopinj dhe shishe qelqi, derisa mijëra vetë marshonin në Athinë, në shenjë proteste kundër raundit të ri të masave të kursimeve.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar 18 persona, ndërsa pesë prej tyre janë arrestuar. Në anën tjetër, raportohet se në demonstratat e së martës, së paku, katër policë janë plagosur.

Greva e përgjithshme është thirrur nga dy sindikatat më të mëdha të vendit. Parlamenti pritet të votojë programin e taksave të reja që do të sjellin 28 miliardë euro shtesë.

Nëse ky program miratohet nga ligjëvënësit grekë, ai do ta zhbllokojë këstin e radhës prej 12 miliardë eurosh, i cili do të jepet si kredi nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Komisionari për çështje financiare në BE, Oli Ren, përmes një deklarate, tha se shkurtimet e reja buxhetore janë “e vetmja mënyrë që t’’i shpëtohet pamundësisë për të paguar borxhin”.

Sindikatat thonë se masat e shkurtimeve të reja buxhetore do ta godasin rëndë nivelin e rrogave të vogla në këtë shtet, ku papunësia ka arritur tashmë nivelin prej 16 %. (a.h.)

Përleshje në Athinë
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:26 0:00
XS
SM
MD
LG