Ndërlidhjet

logo-print

Maqedoni: Nikolla Gruevski e merr edhe një mandat


Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, sot i ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re, liderit të partisë fituese në zgjedhje, VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski.

Ky është mandati i tij i tretë në postin e kryeministrit.

Tash Gruevski, brenda afatit prej 20 ditësh, duhet ta formojë qeverinë e re, në mënyrë që ajo pastaj të miratohet në Kuvendin e Maqedonisë.

Zoti Gruevski ka arritur marrëveshje me partnerin e saj shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim, që ta formojnë kabinetin e ri, që doli nga zgjedhjet e 5 qershorit, dhe ta formojnë qeverinë me agjendë të fokusuar në integrimin evropian, u tha gazetarëve zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi.
XS
SM
MD
LG