Ndërlidhjet

logo-print

Hungari: Përurohet shtatorja e ish presidentit Regan


Ish presidenti amerikan, Ronald Regan, kurrë nuk ka qenë në Hungari, por përpjekjet e tij për përfundimin e epokës së komunizmit, e kanë bërë atë person të nderuar për shumë hungarezë, kështu që ai tash do ta ketë edhe shtatoren e dytë në Budapest.

Pesë vite pasi busti i Ronald Reganit ishte vendosur në një park, shtatorja e plotë e ish presidentit amerikan, do të përurohet nesër në Sheshin e Lirisë në Budapest.

Shtatorja e bronxtë, dy metërshe, është vepër e skulptorit hungarez, Ishtvan Mate dhe do të zbulohet nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, dhe të ftuarit nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe ish sekretaren amerikane të shtetit, Kondoliza Rajs.

Kjo ngjarje është pjesë e përkujtimit të 100 vjetorit të lindjes së Ronald Reganit, nëpër Evropë, përfshirë edhe emërimin e një rruge me emrin e ish presidentit amerikan në Pragë të Çekisë.
XS
SM
MD
LG