Ndërlidhjet

Okampo: Libia ta implementoj fletarrestin për Gadafin


Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Luis Moren-Okampo, sot u ka bërë thirrje qarqeve të brendshme të Muamer Gadafit, që të kthehen kundër tij dhe ta arrestojnë atë.

Duke folur në Hagë, një ditë pasi gjykata shpalli fletarrest për Gadafin, për djalin e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër, zoti Moreno-Okampo, tha se Libia ka “përgjegjësi primare për t’i implementuar fletarrestet”.

Këto komente u bën pak kohë, pasi regjimi i Libisë e kritikoi ashpër Gjykatën Ndërkombëtare Penale për fletarrestin për Muamer Gadafin, djalin e tij al-Islam dhe bashkëpunëtorin al Senusi, me akuza prë krime kundër njerëzimit.

Prokurorët e kësaj gjykate thonë se tre të akuzuarit ishin të involvuar në vrasjen e protestuesve civilë, që u ngritën kundër regjimit 41 vjeçar të Muamer Gadafit.
XS
SM
MD
LG