Ndërlidhjet

Francezja Kristine Lagard u zgjodh shefe e re e FMN-së


Francezja Kristine Lagard, është zgjedhur sot shefe e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke u bërë kështu femra e parë në krye të këtij institucioni ndërkombëtar financiar. Zgjedhjen e saj e ka konfirmuar Bordi Ekzekutiv prej 24 anëtarëve.

Raportohet se ajo menjëherë do të ballafaqohet me krizën financiare të Greqisë.

Kristine Lagard, aktualisht ministre e financave e Francës, është gjërësisht e respektuar për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare evropiane, gjatë tri viteve të kaluara.

Në postin e shefit të FMN-së ajo e zëvendëson Dominik Shtraus-Kanin, që paraqiti dorëheqje më 18 maj, pasi u arrestua në Nju Jork, me akuza për sulm seksual kundër një punëtoreje të hotelit.
XS
SM
MD
LG