Ndërlidhjet

Urdhër arrest për ish Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Afganistanit


Afganistani e ka lëshuar një urdhër arresti për ish guvernatorin e Bankës Qëndrore të këtij shteti pas hetimeve për korrupsion. Zëvendës Krye-prokurori afgan, Rahmatullah Nazari, ka thënë se urdhër arresti për Abdul Kadir Fitrat, i cili momentalisht është në SHBA, i është dërguar Interpolit dhe Ambasadës Amerikane në Kabul.

Fitrat të hënën ka thënë se ka dhënë dorëheqje dhe se jeta e tij është në rrezik për shkak të hetimit të tij pas pothuajse bankrotimit të Bankës së Kabulit, ngjarje kjo që ndodhi vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG