Ndërlidhjet

logo-print

Fillon përballja e Timoshenkos me drejtësinë ukrainase


Ish Kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko është paraqitur sot në gjykatë për shkak të akuzave për abuzim me detyrën. Akuzat mbështetën në një marrëveshje që e ka nënshkruar Timoshenko në vitin 2009 që të blej gaz natyral nga Rusia më çmime që hetuesit thonë se kanë qenë shumë të larta.

Timoshenko i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se ato janë të motivuara politikisht dhe të orkestruara nga Presidenti Viktor Janukoviq.

Timoshenko, një nga liderët e “Revolucionit të Portokallinjët” në vitin 2004, kishte humbur më nje rezultat të ngushtë ndaj Janukoviqit në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Nëse shpallet fajtore, ajo mund të dënohet deri me 7 vjet burg.
XS
SM
MD
LG