Ndërlidhjet

logo-print
Mediat, të cilat financohen nga qeveria, arrijnë të mbijetojnë pa problem, kurse të gjitha ato, të cilat parapëlqejnë të informojnë drejt ose të sillen me zë më kritik ndaj shtetit, rrezikojnë ekzistencën; kjo gjithsesi devalvon në masë të theksuar profesionalizmin e punonjësve mediatikë, thotë kryetarja e Sindikatës së Gazetarëve në Maqedoni, Tamara Causidis.

Sipas saj, largimi nga puna i dhjetëra punëtorëve mediatikë në të përditshmen “Utrinski Vesnik”, si dhe, së fundmi, kërcënimi serioz për mbylljen e tri gazetave: “Koha e Re”, “Vreme” dhe “Shpic”, do të ndikojnë negativisht në tregun e punës së gazetarëve.
Mbyllja e secilit medium e përkeqëson edhe më shumë pozitën e gazetarëve.

“Definitivisht, mbyllja e secilit medium në veçanti do të thotë dhe humbje e qindra vendeve të punës për punonjësit e mediave dhe praktikisht e përkeqëson edhe më shumë pozitën e gazetarëve”, thekson Causidis.

Sipas saj, kjo shfrytëzohet nga ana e punëdhënësve për të manipuluar me dinjitetin dhe profesionalitetin e gazetarëve, për çka, shton ajo, “pason një periudhë edhe më e vështirë sa i përket lirisë së informimit dhe krijimit të opinionit publik, veçanërisht për çështjet e ndjeshme”

Petrit Saraqini, nga Instituti i Mediave në Maqedoni, vlerëson se gjendja e krijuar është pasojë e zgjedhjeve të gabuara.

“Duke u nisur nga vetë fakti se në Maqedoni ekzistojnë më shumë se 100 radio dhe televizione private, që për një treg kaq të vogël prej dy milionë banorësh është një absurd, mediat vendosen në pozitë që në të gjitha format e mundshme të luftojnë për një kulaç shumë të vogël financiar nga kulaçi i quajtur marketing i eterit mediatik”.

“Kjo, meqë gjithnjë e më shumë janë të dobëta në aspektin financiar, i bën që të kërkojnë mjete nga burime të tjera, kryesisht nga politika
”, thotë Saraqini.

Publicisti Sasho Ordanovski thekson se politika është prezente në media, me vetë faktin se ekzistenca e tyre finaciare, gjithnjë e më shumë, varet nga burimet e buxhetit të qeverisë.
Ato media, të cilat marrin mjete nga buxheti i shtetit për reklamimin e aktiviteteve të ndryshme të qeversë, janë shumë më komode në aspektin financiar.

“Ato media, të cilat marrin mjete nga buxheti i shtetit për reklamimin e aktiviteteve të ndryshme të qeversë, janë shumë më komode në aspektin financiar, por kjo njëherësh bën që edhe politika e tyre redaktuese të jetë në disproporcion me etikën për informim të drejtë dhe të pavarur”, thotë Ordanovski.

Në këtë drejtim, Petrit Saraqini thotë se niveli i profesionalizmit mediatik është nën çdo nivel, ngase gazetarët, në mungesë të mjeteve financiare, gjithnjë e më pak arrijnë t`i bëjnë ballë presionit politik nga ana e strukturave të ndryshme shtetërore.

“Njerëzit, të cilët ndjehen të rrezikuar dhe nuk disponojnë me mekanizma mbrojtës për integritetin e tyre profesional, pas një kohe të rezistencës që e bëjnë, disa nga ta patjetër detyrohen të pajtohen me politikat ose mendimet dhe vendimet e strukturave më të larta ku punojnë, pra me atë të pronarëve dhe drejtorëve të tyre, ose rezistenca e tyre do të kërcënojë vendin e punës”.

“Kjo njëherësh rrezikon shumë kualitetin e prodhimit gazetaresk, informimin e drejtë dhe të paanshëm”
, shprehet Petrit Saraqini.

Në raportin e fundit "Kombet në tranzicion 2011", organizata joqeveritare "Freedom House" vlerëson se në pavarësimin e mediave Maqedonia ka shënuar hapa negativë, duke kaluar nga indeksi 4,25, ku ishte një vit më parë, në atë 4,50.

Lexoni edhe këtë:
Maqedoni, ndërhyrja e shtetit në media
XS
SM
MD
LG