Ndërlidhjet

logo-print

KIPRED: Ligji për ndërmarrjet publike ka mangësi


Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) ka publikuar të mërkurën një studim rreth përzgjedhjes, politizimit dhe profesionalizmit të bordeve të drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura në Kosovë.

Në studim, gjetjet flasin për mangësitë e “ligjit për ndërmarrjet publike, i cili nuk e definon qartë natyrën politike të drejtorëve të këtyre bordeve, duke i lënë kësisoj hapësirë cilësdo qeveri që nëpër bordet e ndërmarrjeve publike të vendosë persona politik.”.

Gjithashtu, është përmendur si qenësore edhe përgjegjësia dhe llogaridhënia e agjencive të pavarura ndaj Kuvendit të Kosovës, duke qenë se mungon një mekanizëm .llogaridhënës atëherë kur Kuvendi nuk i aprovon raportet e agjencive të pavarura.
XS
SM
MD
LG