Ndërlidhjet

Qeveria i kërkon Ang Su Ki-së të ndërpresë aktivitetet


Qeveria e përkrahur nga ushtria e Mijanmarit e ka paralajmëruar liderën e opozitës, Ang Su Ki, dhe partinë e saj që të ndaloj aktivitetet politike. Mediat shtetërore kanë raportuar se Ministria e Brendshme i ka shkruar fituesit së çmimit Nobel për paqe, duke thën se partia e saj është duke e thyer ligjin duke i mbajtur të hapura zyret e saj dhe duke mbajtur takime.

Ang Su Ki, është liruar nga burgimi shtëpiak në nëntor të vitit 2010, pas zgjedhjeve të para të Mijanmarit, të mbajtura pas 20 vjetësh.

Lidhja e saj për Demokraci ishte shpërbërë zyrtarisht pasi refuzoj që të ri-regjistrohet me qëllim që të marrë pjesë në zgjedhjet të cilat opozita dhe shtetet e perëndimit i kanë dënuar si të manipuluara.
XS
SM
MD
LG