Ndërlidhjet

Pakistan: Paditen paramilitarët e vrasjes së xhiruar me kamerë


Një tribunal kundër terrorizmit në Pakistan, i ka paditur gjashtë trupa paramilitarë dhe një civil me akuzat që kanë të bëjnë me një gjuajtje fatale që është regjistruar me kamerë ndaj një personi të ri në moshë.

Prokurori, Mohamad Kan Buriro, ka thënë sot se të gjithë personat janë deklaruar të pafajshëm në akuzat për vrasje dhe terrorizëm.

Rasti është një nga të rrallët kur ndërmirren vepra kundër forcave të sigurisë në Pakistan. Vrasja e djaloshit, Sarfaz Shah, në Kraçi, kishte nxitur reagim të ashpër pasi i tërë rasti ishte i filmuar dhe është transmetuar në televizion.

Buriro thotë se nëse shpallen fjator, përsonat e akuzuar mund të dënohen me vdekje.
XS
SM
MD
LG