Ndërlidhjet

Medvedev: Të fillojë shitja e kompanive shtetërore


Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka thënë sot se ai ka urdhëruar kabinetin e tij që të përgatisë shitjen e disa aksioneve në kompanitë shtetërore. Medvedev ka bërë këtë njoftim gjatë një adresimi për çështje buxhetore, duke thënë se shitja e aseteve shtetëtore duhet të jetë një nga prioritetet e qeverisë gjatë viteve të ardhshme.

Medvedev ka thënë se privatizimi i aseteve të shtetit mund të tërheqë investitorë të huaj dhe të inkurajojë garën. Më herët gjatë kësaj jave, ministri i Financave, Aleksej Kudrin, ka thënë se qeveria planifikon që të shesë aksionet e kompanisë së naftës, Rosneft dhe avio-kompaninë e shtetit, Aeroflot, si dhe disa kompani të tjera shtetërore, shitje këto që pritet të ndodhin gjatë 3-5 vitet e ardhshme.

Ai ka thënë se shteti pret që shitjet të gjenerojnë rreth 30 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG