Ndërlidhjet

logo-print

Libi: Franca me parashuta u dërgoi armë kryengritësve


Ushtria franceze tha se me parashuta u ka hedhur armatim kryengritësve të Libisë, që po luftojnë kundër forcave të Muamer Gadafit.

Ky është rasti i parë që NATO-ja publikisht shpallë se i ka armatosur luftëtarët kryengritës.

Koloneli francez, Tierri Burkhard, tha se hedhja e parashutave me armë u bë këtë muaj në pjesën perëndimore të Libisë, ku civilët janë të rrethuar nga forcat lojaliste.
XS
SM
MD
LG