Ndërlidhjet

Myller: Kirgizia nuk është Kosovë


Shefi i misionit këshillues policor i OSBE-së në Kirgizinë jugore, Markus Myller, tha se është jopërkatës krahasimi i misionit në Kirgizi me atë në Kosovë, raporton Radio Evropa e Lirë, shërbimi për Kirgizinë.

Zoti Myller tha se disa prej 22 këshilltarëve policorë të paarmatosur të OSBE-së, të vendosur në pjesën jugore të Kirgizisë, me ftesë të autoriteteve në Bishkek, më herët kishin punuar në Kosovë.

Por, sipas tij, disa forca politike me qëllim po e theksojnë lidhjen me Kosovën, në përpjekje për ta politizuar tërë misionin e OSBE-së.
XS
SM
MD
LG