Ndërlidhjet

Egjipt: Qindra të plagosur në përleshjet me policinë


Qeveria e Egjiptit thotë se nga përleshjet në Kajro janë plagosur afro 600 vetë.

Forcat e sigurisë kanë vazhduar të përdorin gaz lotsjellës dhe shkopinj, në përpjekjet e tyre për ndaljen e qindra protestuesve të rinjë, që kërkonin që proceset gjyqësore të ish zyrtarëve të jenë më të shpejta.

Protestat dhe përleshjet filluan mbrëmë.

Kjo ishte dhuna e tillë e parë për shumë javë në dhe rreth Sheshit Tahrir, që ishte qendër e pakënaqësive nga të cilat u përmbys presidenti Hosni Mubarak, në muajin shkurt.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se më se 500 prej personave të lënduar po trajtohen në spital.

Në mesin e të lënduarve janë edhe afro 40 pjesëtarë të forcave të sigurisë.
XS
SM
MD
LG