Ndërlidhjet

Mali i Zi, Kosovë: Pritet nënshkrimi i marrëveshjes për refugjatë


Podgorica dhe Prishtina së shpejti do ta nënshkruajnë marrëveshjen për kthimin e refugjatëve nga Mali i Zi në Kosovë, i atyre që dëshirojnë dhe për zgjidhjen e statusit të atyre që do të mbeteshin në Mal të Zi, ka njoftuar qeveria në Podgoricë.

Lidhur me këtë çështje kanë biseduar zëvendës kryeministri i qeverisë së Malit të Zi, Dushko Markoviq, dhe zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e cila ka paralajmëruar se së shpejti do të zgjidhet statusi i pakicës malazeze në Kosovë.

Mëtutje në njoftim theksohet se Edita Tahiri e ka falënderuar Malin e Zi për mbështetje të “forcimit të shtetit të Kosovës”, që është e rëndësishme për stabilizimin e tërësishëm të rajonit.
XS
SM
MD
LG