Ndërlidhjet

Moldavi: Parandalohet shitja e uraniumit në Afrikë


Autoritetet e Moldavisë thonë se i kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përpjekje për shitje të uraniumit në një vend të pazbuluar afrikan.

Prokurori i përgjithshëm, Vitalie Briceag, tha se një kontejner me diametër 40 centimetra dhe lartësi 20 centimetra është gjetur në banesën e njërit prej personave të arrestuar.

Ai theksoi se “disa kilogram” të uraniumit-235 do t’i shiteshin një blerësi nga një “shtet mysliman afrikan”.

Uraniumi-235 mund të përdoret për armatim bërthamor, megjithqë nuk është e qartë se në çfarë shkalle ai ishte i pasuruar.

Zyrtarët thanë se, për këtë rast, autoritetet e Moldavisë kishin marrë ndihmë nga Gjermania, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara.

Katër prej të arrestuarve janë moldavanë, ndërsa dy vetë janë nga rajoni Transdniestër.
XS
SM
MD
LG