Ndërlidhjet

Ping: Franca rrezikon Afrikën nëse ju jep armatim rebelëve libianë


Shefi i Komisionit të Unionit Afrikan, Zhan Ping, ka thënë se vendimi i Francës që të hedhë nga ajri armatim për rebelët e Libisë është i rrezikshëm dhe e vë tërë rajonin në rrezik.

Ai i ka thënë BBC-së se veprimi rrezikon që të krijoj probleme të ngjajshme për rajonin e trazuar nga lufta të Somalisë.

Franca e ka konfirmuar se do lëshoj armatim për luftëtarët fisnor të quajtur, Berber, në malet jug-perëndimore të kryeqytetit, Tripoli. Ping fliste nga Guinea Ekuatoriale ku udhëheqësit e Afrikës pritet të takohen për të mbajtur samitin e Unionit Afrikan.

Ndërkohë Ministri libian për çështje të Unionit Afrikan, Joma Ibrahim Amer iu ka thënë reporterëve se qeveria e Libisë pret përkrahje nga trupi continental në samitin që do mbahet në Guinenë Ekuatoriale.
XS
SM
MD
LG