Ndërlidhjet

SHBA-të me strategji të re kundër terrorizmit


SHBA-të janë zotuar se do e ndjekin “shkatërrimin e plotë” të Al Kaidës, ndërsa përqendrohet në strategjinë e saj kundër terrorizmit për të luftuar terrorizmin në rritje brenda territorit amerikan.

Strategjia e re bëhet publike në 10 vjetorin e nisjes së luftës së udhëhequr nga amerikanër kundër terrorit, e lansuar nga ish Presidenti amerikan, Xhorxh Bush, pas sulmeve të 11 shtatorit. Këshilltari kryesor i Presidentit Barak Obama, Xhon Brenan, ka thënë se qasja e re është pragmatike dhe jo ideologjike kundër terrorizmit, që e formalizon qasjen e administratës amerikane prej janarit të vitit 2009.

Ai ka thënë se strategjia e re është zhvilluar pasi Forcat Speciale amerikane e vranë Osama bin Laden më 2 maj në Pakistan, që reflekton “ndryshimet e jashtëzakonshme politike” që e kanë përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore. Brenan bëri këto komente në Shkollën Xhon Hopkins për Studime të Avancuara Ndërkombëtare në Uashington.
XS
SM
MD
LG