Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët liruan ekipin televiziv francez


Gazetarët francezë, Stefan Taponie dhe Herve Geskuar, janë larguar nga Kabuli për në Paris, disa orë pasi janë lënë të lirë nga talibanët. Një zyrtar i Ambasadës së Francës ka thënë se të dy pritet të arrijnë sot në tokën franceze.

I njejti zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë se gazetarët kanë qenë “befasisht në gjendje të mirë, mentale dhe shëndetësore”.

Kamermani Tapoiner dhe reporteri Geskuar, ishin pjesë e ekipit të rrjetit televiziv shtetëror, France 3, të cilët u kidnapuan në nëntor të vitit 2009, në malet Kapisa, një rajon jo stabil në lindje të kryeqytetit afgan, Kabul.

Ata janë transportuar të mërkuren nga Kapisa për në ambasadën franceze në Kabul.
XS
SM
MD
LG