Ndërlidhjet

logo-print

Minsk ja paguan borgjin Rusisë, nga e premtja siguron energjinë elektrike


Rusia ka njoftuar se do e rikthej furnizimin me energji elektrike për Bellorusinë të premtën, pasi Minsku e ka bërë pagesën e një borgji. Zëdhënësi i prodhuesit shtetëror të energjisë elektrike në Rusi, RAO UES, ka konfirmuar se “energjia elektrike do ju rikthehet bellorusëve brenda dy ditësh.

Deklarimi i këtij zëdhënësi është bërë pasi Minstrja e Energjisë së Bellorusisë, Ludmilla Zenkoviq, ka thënë se kompania shtetërore e energjisë elektrike e vendit të saj, ka bërë pagesën që ja kishte borgj Rusisë.

Rusia ja ndërpreu energjinë elektrike Bellorusisë dje për shkak të një fature të papaguar, që besohet se arrinte vlerën e mbi 21 milion dollarëve.
XS
SM
MD
LG