Ndërlidhjet

OJQ-të dhe paragjykimet e qeverisë


Qeveria e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Raporti i fundit i organizatës Freedom House, i cili vlerëson se qeveria e vendit nuk i mbështet iniciativat e organizatave joqeveritare, për përfaqësues të shoqërisë civile është objektiv. Sipas tyre, perceptimet e gabuara të ekzekutivit për punën e sektorit joqeveritar, kanë bërë që qeveria ta neglizhojë këtë sektor.


Organizatat joqeveritare kanë vazhduar monitorimin e degës legjislative, të sundimit të ligjit dhe korrupsionit, ndërsa qeveria ka bërë shumë pak për të stimuluar mbështetjen e iniciativave të tilla; në përgjithësi, mjedisi për sektorin civil ka vazhduar të jetë armiqësor, thuhet në raportin e fundit të Freedom House.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare thonë se vlerësimet dhe konstatimet e tilla janë të sakta.

Driton Selmani, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), thotë se paragjykimet e qeverisë për punën e organizatave joqeveritare kanë bërë që ekzekutivi mos t’i përkrahë iniciativat e shoqërisë civile.
Paragjykimet mund të shkojnë deri në atë masë saqë të konsiderojnë se organizatat joqeveritare punojnë për dikë tjetër, punojnë vetëm për fonde apo u shërbejnë misioneve të caktuara.

“Paragjykimet nga ana e institucioneve shtetërore mbi punën e OJQ-ve mund të shkojnë deri në atë masë saqë të konsiderojnë se organizatat joqeveritare punojnë për dikë tjetër, punojnë vetëm për fonde apo u shërbejnë misioneve të caktuara”.

“Kjo definitivisht nuk qëndron dhe duhet të krijohet një partneritet i sinqertë dhe serioz në mes sektorit joqeveritar dhe institucioneve publike, në mënyrë që të vendosim baza të shëndosha të ndërtimit të demokracisë në Kosovë”,
thotë Selmani.

Edhe Avni Zogiani, drejtues i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet ”Çohu”, thotë se sektori joqeveritar është neglizhuar nga të gjitha qeveritë e deritashme. Sipas tij, qeveria përkrah ose financon vetëm ndonjë projekt të ndonjë organizate që është e afërt me të.

“Ekzekutivi i vendit jep zero stimulim për sektorin e OJQ-ve. Ndonjëherë ndodh që qeveria të financojë ndonjë projekt të ndonjë grupi që është i afërt me të. Por, kjo nuk bëhet në bazë të rregullave dhe kritereve, pasi kjo fushë nuk është e rregulluar ende. Ne kemi një mungesë të legjislacionit për të ndihmuar sektorin e OJQ-ve nga ana e qeverisë”, thekson Zogiani.

Në Kosovë janë të regjistruara rreth 6,400 organizata joqeveritare, por vetëm 300 prej tyre janë aktive në gjithë territorin e vendit, thotë Kushtrim Kaloshi, drejtor i Qendrës së Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC).

Kjo e fundit ka për qëllim trajnimin dhe asistimin e sektorit civil, për të profesionalizuar më tej punën e tij dhe për të nxitur strukturat qeveritare për ndryshime.

Kaloshi thotë se raportet qeveri-organizata joqeveritare nuk janë ende në nivelin e kënaqshëm.

“Bashkëpunimi në mes institucioneve publike dhe organizatave joqeveritare
Nuk janë ndërtuar raporte të qëndrueshme partneriteti që do t’i kontribuonin përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy palëve.

ka qenë gjithmonë temë debati. Ai, në përgjithësi është në rritje dhe përmirësim, por jo në atë gjendje që ne e dëshirojmë dhe që duhet të jetë”.

“Nuk janë ndërtuar raporte të qëndrueshme partneriteti që do t’i kontribuonin përmirësimit të marrëdhënieve në mes të dy palëve, e ndoshta do t’i kontribuonin edhe transparencës dhe llogaridhënieve më të mëdha të institucioneve dhe OJQ-ve karshi qytetarëve”
, thotë Kaloshi.

Raporti i fundit i organizatës Freedom House po ashtu vlerëson se qëndrueshmëria e organizatave joqeveritare të Kosovës është dobësuar gjatë vitit 2010. Me këtë vlerësim pajtohen përfaqësuesit e organizatave joqeveritare, sipas të cilëve, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, donatorët ndërkombëtarë kanë filluar të largohen nga Kosova, gjë që rrezikon qëndrueshmërinë e sektorit joqeveritar.

Vlerësimi i shoqërisë civile në Kosovë, sipas Freedom House, mbetet 3.75. Notimi bëhet nga 1 deri në 7, ndërsa nota më pozitive mbetet 1-shi.
XS
SM
MD
LG