Ndërlidhjet

Shtypet protesta anti-qeveritare në Bellorusi


Policia e Bellorusisë, ka arrestuar mbi dhjetë persona gjatë një proteste anti-qeveritare në Minsk. Një nga korrespondentët e Radios Evropa e Lirë që e ka përcjellur këtë protestë ka thënë se disa qindra ishin mbledhur në rrugë për të marrë pjesë në demonstratë.

Grupi për të drejtat e njeriut, Vesna, ka thënë se policia ka arrestuar më shumë se 100 persona. Ndërsa Asoshiejtëd Pres raporton se policia e ka përdorur dhunën kundër protestuesve. Zemërimi publik ka vazhduar të rritet kundër qeverisë belloruse, e cila po e kalon periudhën më të rëndë të krizës ekonomike që prej shkatërrimit të Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG