Ndërlidhjet

Lituani: Jahjaga po merr pjesë në konferencën e grave lidere


Zyra e Presidentes së Kosovës, njofton se Presidentja Atifete Jahjaga, është duke marrë pjesë në konferencën, “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”.

Njoftimi sqaron se konferenca është organizuar nga presidentet e Lituanisë dhe ajo e Finlandes, Dalia Grinauskaite dhe Tarja Halonen, ndërsa në të po marrin pjesë gra lidere të shumë shteteve të botës dhe personalitete të tjera të jetës politike.

Roli i Presidentës Jahjaga është udhëheqja e një sesioni të konferencës dhe mbajtja e një fjalimi para pjesëmarrëseve.
XS
SM
MD
LG