Ndërlidhjet

Grevë e punonjësve të sektorit publik në Britani


Qindra mijëra punonjës të sektorit publik të Britanisë kanë nisur një grevë 24 orëshe sot si protestë kundër ndryshimeve në pensionet e tyre. Sipas reformave të propozuara, punonjësit do të punojnë më gjatë dhe do të detyrohen të kontribojnë më shumë për pensionet e tyre. Qeveria ka thënë se reformata janë të nevojshme që të reduktojnë deficitin që tani është në nivelin prej 10%.

Shumica e shkollave do mbesin të mbyllura sot në tërë vendin ndërsa pasagjerët e trafikut ajror do të përballen me vonesa pasi zyrtarët e imigracionit nuk janë paraqitur në punë. Raportohet se deri në 750 mijë punonjës mund t’i bashkohen grevës.
XS
SM
MD
LG