Ndërlidhjet

Parlamenti gjerman voton sot për mbylljen e centraleve bërthamore


Ligjvënësit gjerman po përgatiten që të votojnë sot rreth programit qeveritar për mbylljen e centraleve bërthamore të këtij vendi deri në vitin 2022.

Plani pritet që të sigurojë një shumicë të madhe në dhomën e ulët të parlamentit, pasi shumica e opozitës pritet të votoj në favor të programit.

Dhoma e lartë e parlamentit pritet të votojë javën tjetër. Berlini deri më tash i ka mbyllur reaktorët e vjetër, të cilët u hoqën nga prodhimi pas rreziqeve me centralin japonez bërthamor, Fukushima, i cili pothuajse u shkatërrua nga termeti dhe cunami pasues në muajin mars.
XS
SM
MD
LG