Ndërlidhjet

Rasmusen: Franca individualisht po jep armë rebelëve libianë


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë sot se aleanca nuk është e përfshirë në operacionet e Francës që përmes ajrit të lëshoj armatim për rebelët që po luftojnë kundër Muamer Gadafit.

Rasmusen duke folur para reporterëve gjatë vizitës në Vjenë, ai ka thënë se nuk ka ndonjë informatë për asnjë shtet që po jep armatim për rebelët.

Franca të mërkuren është bërë vendi i parë i NATO-s, që e pranon se po armatos rebelët. Ky vend ka thënë se është duke hedhur nga ajri armatim për luftetarët fisnor të quajtur, Berber, në pjesën jugperëndimore të kryeqytetit, Tripoli.

Mahmud Xhibril, udhëheqësi i Këshillit Tranzitor Kombëtar që gjithashtu ishte për vizitë në Vjenë, ka thënë sot se rebelët kanë nevojë për më shumë dhe armë më të mira që të fitoj luftën në Libi.

Rebelët kanë dështuar deri më tash që thejnë forcat qeveritare megjithë fushatën tre mujore ajrore të NATO mbi Libinë.
XS
SM
MD
LG