Ndërlidhjet

KMDLNJ: Procesi i regjistrimit është i dështuar


Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, procesin e regjistrimit të banorëve e ka quajtur të dështuar, duke thënë se që në fillim të këtij procesi të kryer në gjysmën e parë të prillit, ka pasur parregullsi.

Komunikata e KMDLNj-së, pasi tregon disa prej parregullsive thotë se kjo organizatë ka fakte “që në regjistrim nuk janë përfshirë edhe një numër i madh i qytetarëve që jetojnë në vendbanimet serbe”.

Përveç të tjerave, organizata thotë se procesi është përcjell me dobësi edhe në informimin e qytetarëve dhe në trajnimin e regjistruesve.

“Për KMDLNj ky regjistrim është proces i dështuar dhe i cili nuk pasqyron numrin real të popullsisë në Republikën e Kosovës. Prandaj si i tillë nuk duhet të pranohet. Rezultatet e këtij regjistrimi mund dhe do të prodhojnë pasoja politike”, thuhet në fund të komunikatës së KMDLNj-së.
XS
SM
MD
LG