Ndërlidhjet

Kinë: Lansohet treni me shpejtësi 300 km në orë


Pasagjerët sot kanë hyrë për herë të parë në bordin e një treni me shpejtësi të madhe që e lidh Pekinin me Shangain, në një linjë që ka kushtuar 33 miliard dollarë që Kina shpreson të lehtësoj sistemin e mbingarkuar të transportit.

Lidhja e shpejtë do të jetë në gjendje që të mbajë 80 pasagjerë në vit, ndërsa arritja nga kryeqyteti kinez drejt Shangait do të bëhet brenda pesë orësh.

Zyrtarët thonë se trenat do të jenë në gjendje të ec me shpejtësi 300 kilometra në orë. Lidhja e shpejtë është lansuar në afërsi të 90 vjetorit të Partisë Komuniste Kineze.
XS
SM
MD
LG