Ndërlidhjet

Amir Sopës, 10 vjet burg për terrorizëm


Një trup gjykues i përbërë nga gjykatës vendorë dhe të EULEX-it, të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, e dënoi Amir Sopën, i njohur edhe si Kadri Kameri, me dhjetë vjet një muaj burgim pasi që u shpall fajtor për veprat penale të terrorizmit dhe posedimit të paligjshëm të armëve, njofton EULEX-i, përmes një njoftimi për media.

“Gjykata vërtetoi se Amir Sopa ka marrë pjesë aktive në një organizatë terroriste – Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) në vitin 2003. Më 20 korrik 2003, Amir Sopa e kishte shkrepur një predhë nga një raketahedhës, që e kishte në pronësi të paligjshme, drejt zyrës së Kryeprokurorit të Qarkut në objektin e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë", thuhet në njoftim.

Sopas, sipas vendimit të gjykatës, më 10 maj 2003, ai i kishte dërguar një letër ku e kërcënonte me vdekje Ismet Beqirin, i cili në atë kohë e mbante postin e Kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Ndjekja penale u bë nga një prokuror kosovar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Aktgjykimi është nxjerrë më 29 qershor 2011, ndërsa, sipas EULEX-it, palët kanë të drejtë ankese brenda 15 ditëve.
XS
SM
MD
LG