Ndërlidhjet

logo-print

S’ka më kosher dhe ushqim hallall në Holandë?

  • RFE /RL

Amsterdam

Amsterdam

A duhet të trumpetojnë të drejtat e kafshëve të drejtat fetare? Komunitetet myslimane dhe hebreje në Holandë janë gati për ta gjetur këtë.

Në një unitet të pazakonshëm, të dyja komunitetet po dënojnë hapin e Parlamentit holandez për projekt-ligjin që ndalon ritualin e therjes së kafshëve.

Ndalesa përcakton se kafshët duhet të jenë të shpërqendruara para se të theren.
Një metodë e tillë, megjithatë, bie në kundërshtim me ritualet e hebrenjve dhe myslimanëve, që kërkojnë që kafsha të jetë e vetëdijshme në kohën e therjes.

Mbështetësit e ndalesës insitojnë në zvogëlimin në minimum të dhimbjes dhe vuajtjes së kafshëve.

Shumë hebrenj dhe myslimanë holandezë, megjithatë, argumentojnë se kjo do t’i margjinalizojë të drejtat e minoriteteve.

Holanda, një komb prej mbi 16 milionë banorësh, është shtëpi edhe e mbi një milion myslimanëve dhe një komuniteti të fuqishëm prej 50 mijë hebrenjësh.

Për ta bërë mishin kosher apo hallall, sipas traditave hebreje dhe myslimane, një kafshë duhet të vritet duke ia prerë arteriet dhe venat e qafës, duke përdorur thikë të mprehtë.

Nën projekt-ligjin që kërkon miratimin e Senatit holandez para se të shndërrohet në ligj, grupet fetare do të lejohen të bëjnë përjashtime nga ndalesa, po qe se dëshmojnë në mënyrë shkencore se metodat e tyre të therjes shkaktojnë më pak dhimbje, sesa shpërqëndrimi paraprak.

Dy grupet kryesore hebreje në Evropë - Kongresi Evropian Hebrej (EJC) dhe Konferenca Evropiane e Rabinëve (CER) - kanë njoftuar se do të kërkojnë bllokimin e ndalesës.

EJC ka thënë se do të ndërmarrë aksione legale për të argumentuar se “ligji diskriminues” shkel liritë fetare.

CER i ka apeluar Senatit holandez që ta hedhë poshtë projekt-ligjin.

“Efektet praktike të këtij projekt-ligji nënkuptojnë se hebrenjtë nuk janë të mirëpritur më në Holandë. Kjo nuk ka ndodhur për 60 vjet”, ka thënë presidenti i CER-it, rabini Pinças Goldshmit.

Disa liderë të komunitetit hebre e kanë krahasuar ndalesën me mbylljen e thertoreve koshere gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ana e nazistëve gjermanë.

Ngjashëm, disa myslimanë holandezë e kanë dënuar projekt-ligjin si një sulm ndaj traditave të tyre fetare.

Votimi në parlament vjen vetëm disa ditë pasi që një gjykatë në Amsterdam liroi nga akuzat politikanin ultra të djathtë, Grit Uilders, për nxitjen e dhunës dhe diskriminimin kundër myslimanëve.

Uilders është i njohur për deklaratat e tij kundër Islamit dhe protretizimin e imigrantëve myslimanë si kërcënim për kulturën holandeze.
Shumë myslimanë dhe jomyslimanë në Holandë besojnë se ndalesa mbi traditat e therjes së kafshëve godet myslimanët.

“Shumë myslimanë dhe jomyslimanë në Holandë besojnë se ndalesa mbi traditat e therjes së kafshëve godet myslimanët dhe reflekton anti-myslimanizmin në rritje në Holandë”, ka thënë Toruaj Atabaki, një profesor iraniano-holandez në Universitetin e Amsterdamit.

“Në shënjestër është me siguri komuniteti mysliman, numri i të cilëve po rritet në vazhdimësi në vendet evropiane. Ata i kanë ruajtur vlerat islame, përfshirë edhe kodin e veshjes. Ata kanë mbajtur një distancë prej pjesës tjetër të shoqërisë dhe jetojnë në të ashtuquajturat kolonitë e tyre. Kjo i bezdis politikanët e djathtë, të cilët po bëjnë presion të vazhdueshëm ndaj grupeve islamike, siç kemi parë së fundi në Francë dhe në Austri”, ka thënë Atabaki.

Ata që qëndrojnë pas projekt-ligjit janë të vendosur se fushata e tyre nuk ka ndonjë agjendë tjetër, por qëllimin për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve.

Ligjëvënësja holandeze, Marianë Tieme, njëkohësisht lidere e Partisë së Kafshëve, ka thënë se partia e saj që nga viti 2008, është munduar ta aprovojë këtë projekt-ligj.

“Në shtetin tonë, mirëqenia e kafshëve është një çështje e madhe, sepse ne mendojmë se liria fetare përfundon aty ku fillojnë të vuajnë njerëzit dhe kafshët”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë Tieme.

“Nëse liria fetare i shkakton dëm dikujt, njerëzve apo kafshëve, atëherë duhet të kufizohet liria fetare”, ka thënë ajo.

Sipas Tiemes, përveç kasapëve myslimanë dhe hebrenj, askush në Holandë nuk i mbyt kafshët pa i shpërqendruar njëherë.

Tieme ka thënë se mirëqenia e kafshëve po merret seriozisht nga një numër në rritje i njerëzve. Anketat tregojnë se projekt-ligji ka mbështetjen e madhe të publikut.

Therja, sipas riteve fetare të kafshëve, tashmë është ndaluar në Luksemburg, Zelandë të Re, Norvegji, Suedi dhe Zvicër. Turqia është vendi i parë me shumicë myslimane, në të cilin një ndalesë e tillë po diskutohet në qarqet politike. (a.i.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG