Ndërlidhjet

logo-print

Kroacia i hap dyert e BE-së për rajonin


"Anëtarësimi i Kroacisë në BE ka një rëndësi hisotrike dhe i hap dyert edhe vendeve tjera në rajon, të cilat duan anëtarësimin”, kanë deklaruar ldierët e shteteve të Evropës Juglindore.

Liderët e shteteve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), një inciativë rajonale e 11 shteteve, e kanë përshëndetur mbylljen e negociatave për anëtarësim mes Kroacisë dhe BE-së.

Kroacia pritet të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2013.

“Kroacia është partnere dhe mike e juaja dhe ju lutem të mbani mend se me hyrjen tonë në BE, ju do të keni një anëtare që kurrë nuk do të lodhet së lobuari për zgjerim, dhe se do të mundohet që t’ia mundësojë të gjitha shteteve anëtarësimin në Union”, ka thënë presidenti kroat, Ivo Josipoviq në samitin, që po mbahet në Cetinje të Malit të Zi.

“Dinamika dhe shpejtësia varet nga ju, por është detyrë jona, që t’i mbajmë dyert e hapura”, tha Josipoviq.
XS
SM
MD
LG